Neville thumbon Mourinhon: Futbolli i tij është e kaluara dhe nuk është më dominues

Gary Neville, ish kapiteni historik i Manchester United, foli për punën e Jose Mourinhos në pankinën e Tottenhamit dhe nuk ia kursen disa thumba

‘Mendoj se zakonisht nëse një trajner ulet në një pankinë për 12 muaj mund të jemi në gjendje që të themi nëse po bën një punë të mirë apo jo, nëse është në rrugën e duhur apo nëse gjërat po i shkojnë kundër-tha Neville-për punën e Mourinhos te Tottenham është e vështirë të bësh një gjykim deri tani. Kam luajtur kundër skuadrave të Jose Mourinhos në pjesën e parë të karrierës së tij te Porto dhe Chelsea dhe ishin skuadrat më të rëndësishme. Edhe Interi i tij ishte i jashtëzakonshëm ashtu sikurse edhe peridha që kaloi te Reali i Madridit. Por në vitet e fundit them se futbolli i tij i takon së kaluarës dhe nuk është një lojë dominuese. Megjithatë tani shoh një Tottenham më të mirë në krahasim me sezonin e kaluar’.

Sfidanti.al