Manchester City nuk është në një moment të qetë. Përvec fillimit jo të mirë të sezonit, Citizens janë të shqetësuar edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola. Kontrata e katalanasit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri tani nuk duket se do të ketë një rinovim të saj. Mësohet se në këtë pikë është vetë Guardiola që do të marrë një vendim dhe drejtuesit e Manchester City nuk duan të gjenden të papërgatitur nëse 49 vjecari vendos që të mbyllë aventurën e tij me skuadrën angleze
Për më tepër te Manchester City është edhe frika se e gjithë kjo situatë po ndikon edhe te rendimenti i skuadrës. Guardiola garantoi se cështja e kontratës së tij nuk do të ndikonte te lojtarët e tij, por rezultatet në fushë në fakt po tregojnë krejtësisht të kundërtën.
Kështu në një gjendje të tillë Manchester City po mendon për kandidatët që mund të zëvendësojnë Guardiolën dhe sipas tabloidit britanik, ‘Daily Mail’, 2 janë emrat që po përmenden më shumë, Mauricio Pochettino dhe Julian Nagelsnmann.
Argjentinasi që nga momenti i shkarkimit si trajneri i Tottenhamit, nuk ka marrë skuadër tjetër në drejtim ndërkohë që edhe stili i tij i lojës vlerësohet nga drejtuesit e Manchester City. Ndërsa Nagelsmann po bën një punë të jashtëzakonshme me Leipzig dhe duket se tani po ngre zërin për të marrë drejtimin e një skuadre akoma më të rëndësishme. Gjithsesi, Manchester City po pret vendimin e Guardiolës, një pritje që nuk do të jetë e gjatë pasi për Pochettinon dhe Nagelsmann nuk do të mungojnë ofertat në muajt në vijim
Sfidanti.al