Favili hyri në fushë në minutën e 55-të në vend të Kaliniçit, shënoi gol në aksionin e parë, në minutën e 58-të, ndërsa pësoi një dëmtim dhe goli nga loja në minutën e 62-të. Ishte në ndeshje vetëm 7 minuta, por aq mjaftoi për t’i bërë “gjëmën” Juventusit. Tifozët në rrjetet sociale nuk u përmbajtën me batuta, komente dhe tallje. Njëri prej tyre postoi një foto të Favilit duke u prezantuar me fanelën e Veronës, dhe me diçiturën: Hyj, shënoj, dal, mirupafshim!
Talljet e tjera ishin për trajnerin Andrea Pirlo që hodhi në fushë Bernardeskin titullar dhe ky humbi një rast të pastër, në minutën e 60-të aktivizoi Kulushevskin në vend të Bernardeskit dhe suedezi barazoi ndeshjen. Talljet e tjera ishin me VAR-in që anuloi një tjetër gol të Moratës. Tifozët shkruanin “Juventus-VAR 0-2”, apo “Morata në krye të renditjes së “VARkatorëve” (“VARcatori” në vend të “marcatori”-shënuesve).
Sfidanti.al