U bënë 100 milionë eurot si “bukë e djathë”, kaq do Uolvesi për Adama Traoren!

Ka qenë lojtar i Barcelonës dhe është vërtet shumë i mirë, aq sa po kërkohet nga gjigandët. Adama Traore po shkëlqen me Uolvesin, ashtu siç bëri edhe vjet në Premier Ligë dhe në Ligën e Europës, ndërsa klubi anglez ka vendosur çmimin për kartonin. Do të duhen 100 milionë euro (90 milionë paundë stërlina)! Një lajm që me siguri nuk do t’u pëlqejë pretendentëve për sulmuesin e krahut të kombëtares së Spanjës, dhe që janë Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, por edhe Barcelona e Juventusi. Junajtidi e konsideron 24-vjeçarin si alternativë për Xhejdën Sançon e Dortmundit, i cili kushton 120 milionë euro, por edhe Traore nuk kushton edhe aq më lirë.

Sfidanti.al