Familjari shembullor Kimih, 25 vjeç dhe baba me dy fëmijë!

Mund të mungojë në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo e Championsit ndaj Atletikos së Madridit, por arsyeja është tepër e fortë. Xhoshua Kimih është bërë baba për herë të dytë, dhe kjo ndonëse është tepër i ri, vetëm 25 vjeç. Për t’u habitur që një djalë perëndimor dhe milioner krijon një familje kaq të fortë e të gjerë kaq shpejt, duke “i lidhur këmbët” vetes. Trajneri Hansi Flik nuk e ka humbur shpresën që lojtari i kombëtares të mund t’i bashkohet ekipit për ndeshjen e sotme, kjo edhe sepse ndaj Atletikos luhet në Mynih, pra në shtëpi. Kimih nuk ishte as në fitoren 4-1 në Bilefeld në Bundesligë, sepse i qendroi pranë gruas së tij, Linës. Me gjasë, ai mund të marrë leje dhe ta ndihmojë Bajernin në një duel të tillë me spanjollët e Simeones.

Sfidanti.al