Tifozët në Bundesligë: Bajerni me 0, por Dortmundi me 11 500!

Nëse do të mbledhësh bashkë, “me kuç e me maç”, gjithë publikun që ndodhet në një fundjavë ndeshjet e elitës në Gjermani, do të të dalin pak më shumë se 60 000, saktësisht 60 680, pra më pak sesa kapaciteti vetëm i stadiumit të Shalkes. Flasim për Bundesligën, ku kapaciteti total i stadiumeve është 810 000, pra ku vetëm 7-8 për qind e vendeve janë të mbushura. E gjitha kjo si pasojë e kufizimeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por gjithsesi në një shtet federal si Gjermania nuk ka barazi, edhe sepse gjendja ndryshon nga landi në land. Ekstremet janë kur Bajerni ka 0 tifozë në stadium, ashtu si Shtutgarti, Verderi, Shalke, Frajburgu apo Augsburgu, ndërsa në krahun tjetër maksimumin e tifozëve e ka Dortmundi me 11 500!

Sfidanti.al