Siti ndaj Arsenalit, pa De Brujnin e Gabriel Zhezusin, por ndoshta Aguero luan!

“Kemi qenë për disa ndeshje pa sulmuesit tanë, dhe kemi nevojë për ta”. Këto ishin fjalët e Pep Guardiolës për këto kohë kur Mançester Siti nuk mundej të mbështetej te Kun Aguero dhe Gabriel Zhezus që kanë qenë të dëmtuar. Braziliani do të vazhdojë të mungojë, të paktën në ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit në Premier Ligë në orën 18:30, por Kun Aguero është kthyer në stërvitje. “Sergio po stërvitet mirë dhe jemi të lumtur”, – tha Pepi, por pa specifikuar nëse ai do të luajë apo jo. Lajmi i keq ishte mungesa e Kevin De Brujnit, të dëmtuar me Belgjikën që nuk luan ndaj Arsenalit, por edhe mesjavën e ardhshme në Champions ndaj Portos. Nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e Guardiolës, pasi londinezët e Mikel Artetës po shkëlqejnë këto kohë.

Sfidanti.al