Solskjaer ‘mbërthen’ Pogba: Është futbollist i Manchester United

Gjatë grumbullimit me përfaqësuesen franceze, Paul Pogba shfaqi dëshirën e tij për të kaluar tek Reali i Madridit. ‘Është një ëndërr, përse jo, mund të ndodhë një ditë-u shpreh mesfushori francez. Por trajneri i Manchester United në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Newcastle ia mbylli dyert e largimit Paul Pogba

‘Paul është futbollisti ynë dhe do të jetë këtu edhe 2 vjet të tjerë-tha Solskjaer-Jam i sigurt se Paul është i përqendruar të japë më të mirën dhe duam të shohim Pogbamë në të mirë. Në 2 vitet e ardhshëm, jam i sigurt se do të marrim më të mirën prej tij’.

Pogba tani ka 2 rrugë; ose të kalojë në një klub tjetër vecanërisht te Real Madrid ose ka rinovim automatik deri në 2022 dhe Manchester United mund të rinovojë kontratën me Pogba gjithnjë dhe nëse i jep të njëjtën pagë ose ia përmirëson. Dhe duket se këtë do të bëjnë Djajtë e Kuq.

Sfidanti.al