“Nuk është hera e parë, Kilian Mbape e ka një zemër!”

Futbollistët e bëjnë shpesh dhe sulmuesi i Paris SG gjithashtu nuk ka zhgënjyer. Kilian Mbape ia dedikoi golin e parë shënuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Nimës, atij që e quan “miku im Lykas”. Mesa u kuptua, fëmija me emrin Lykas është një tifoz i PSG-së dhe është i sëmurë, e Mbape ka ndihmuar edhe financiarisht për kurimin e tij, nëpërmjet fondacionit “Les Petites Bosses” (Gunga e vogël, që i referohet një mali në Francë). Futbollisti 21-vjeçar ngriti fanelën pariziene për të treguar një fanelë poshtë saj ku shkruhej “kurajë Lykas, unë jam me ty”. “E kisha për shokun tim Lykasin, – tha Mbapeja pas ndeshjes për mikrofonin e Telefutit (Telefoot), – ne (futbollistët) jemi ndër të privilegjuarit (në këtë botë), jo që të gjithë e kanë këtë shans”.

Sfidanti.al