Ish-kapiteni i Interit, Xhuzepe Bergomi thotë se skuadra e tij e zemrës rrezikon shumë në këtë derbi. “Kemi skuadër shumë të mirë, por kemi mungesa dhe probleme, – thotë ai, – më shqetëson shumë mbrojtja, dhe ndaj një Milani në formë kjo mund të sjellë shqetësime”. Ish-portieri i Milanit, Xhovani Gali, thotë të kundërtën e Bergomit. “Interi është më i fortë në këtë moment, – shprehet ai, – ka më shumë kohë që punon dhe projekti është më përpara. Pavarësisht mungesave, Interi ka rezerva”. Jo më kot “La Gazeta delo Sport” thotë se Bergomi dhe Gali flasin kështu për të larguar “syrin e keq”, pasi ndoshta mendojnë ndryshe. Gjithsesi, nuk vihet në dyshim mendimi i Karlo Ançelotit, që thekson se ka Milanin në zemër. “Milani është forcuar shumë, – komenton trajneri i Evertonit, – Maldini dhe Pioli kanë punuar shumë mirë, por gjithsesi Konte është tepër i fortë, i ashpër. i ka mundësitë këtë sezon që të thyejë hegjemoninë e Juventusit”.
Sfidanti.al