Mançester Junajtid kontakton Poçetinon, cila do jetë e ardhmja e Solskjerit?!

Xhovani Trapatoni thoshte se “ka trajnerë të shkarkuar, dhe trajnerë që do të shkarkohen”. i tillë futbolli, dhe një njeri i vetëm është ai që rri gjithnjë me valixhe në duar. Këto valixhe ndoshta po i bën gati Ole Gunar Solskjer, pasi Mançester Junajtidi raportohet se ka pasur kontakte me Maurisio Poçetinon. Drejtuesit e “Old Trafordit” duan të kenë një “valvulë sigurie” nëse rezultatet nuk përmirësohen, të tronditur nga katastrofa e pësuar brenda fushe ndaj Totenhemit (1-6). Poçetino ishte i suksesshëm për 5 vjet tek Totenhemi, përpara sesa të shkarkohej vjet dhe të zëvendësohej nga Murinjo. Solskjer, ndërkaq, zëvendësoi Murinjon tek Junajtidi dy sezone më parë.

Sfidanti.al