Dështim tjetër i Barçës: Jo Depai, jo Garsia, jo ikje e Dembelesë!

U mbush plot një vit që nga goli i fundit i lojtarit të dytë më të shtrenjtë të ardhur në “Kamp Nou”. Kaq kohë ka Usman Dembele që paguhet me miliona e miliona, që Barcelona paguan miliona e miliona tek Dortmundi, ndërsa nuk ka as tundje rrjete, dhe as kontribut nga ana e sulmuesit francez. Kjo për të kuptuar sesa të drejtë ka Lionel Mesi që thotë se këto kohë klubi katalanas është drejtuar shumë keq, një akuzë së pari për presidentin Bartomeu. Për të shtuar mëkatet e drejtuesve vjen edhe dështimi i radhës në “dritaren e transferimeve”. Barcelona nuk mori dot as sulmuesi Memfis Depai (Lion), dhe as mbrojtësin e qendrës Erik Garsia (Man. Siti) edhe pse ky i fundit deshi me çdo kusht të kalonte në Spanjë. As Dembele nuk u largua dot nga “Kamp Nou” për tek Mançester Junajtidit. Nuk dihet nëse skuadra e Kumanit dhe e Mesit do të jetë në gjendje t’u kthejë buzëqeshjen tifozëve për t’u dhënë të paktën disa lajme të mira në fushën e lojës.

Sfidanti.al