Trajneri Tomas Tuhel nuk dihet nëse do të jetë i kënaqur plotësisht, por mediat franceze shkruajnë se Paris SG bëri lëvizje të zgjuara në tregun e futbollit. Largimi i disa lojtarëve si Tiago Silva, Mënier, Kavani apo Çupo-Moting, u kompensua me ardhjen e Florencit, Moize Keanit (Everton), Danilo Pereirës nga Porto dhe Rafinjës nga Barcelona. “PSG e shtrëngroi rripin, por jo edhe aq shumë, – shkruan “Lë Parizien”, – pavarësisht nga kritikat e trajnerit Tuhel, Leonardo bëri lëvizje të zgjuara”. Pritet sesi do të reflektohen këto lëvizje në sezonin e francezëve në Champions, pasi në Ligën e Parë Franceze nuk pritet të ketë konkurrencvë, pavarësisht fillimit të vështirë.
Sfidanti.al