Tek Çelsi pati Terrin, tek Interi ishte Zaneti, Murinjo gjen liderin tek Totenhemi!

A mund ta bëjë fituese këtë skuadër që ka 12 vjet pa marrë asnjë trofe? Nuk është i sigurt për këtë Zhoze Murinjo, por trajneri portugez e ka shumë të qartë se që një ekip të jetë fitues duhet të ketë lojtarë të tillë. Për më tepër, duhet të ketë udhëheqës. Tek Totenhemi, “Mou gjeti Hugo Jorisin dhe Harri Kejnin, dy lojtarë shumë të mirë dhe dy kapitenë, por tani mesa kuptohet ka edhe një tjetër. Ky është Erik Dajeri, lojtari që po tregon stil prej lideri, dhe që shkoi të përplasej me tifozët në tribunën e stadiumit, pasi këta i ofenduan familjen.

“Dajeri bëri diçka që ne profesionistët nuk supozohet që ta bëjmë, por që në raste të veçanta duhet ta bëjmë, – tha tekniku i Spërsave, – ai është një djalë i nivelit më të lartë, një nga ata djem që duket më i madh në moshë sesa është. Edhe pse nuk është i martuar dhe me fëmijë, ai duket si familjar, shumë i ekulibruar, dhe unë e kam shumë të lehtë që të kuptohem me të”. Murinjo e deshi Dajerin që kur ishte tek Mançester Junajtidi, por tani e ka tek Totenhemi. Tek Çelsi kishte si liderë Terrin, Lampardin e Drogbanë, tek Interi ishin disa me në krye Zanetin, tek Reali ishin Kasijas e Ramos, por edhe Ronaldo, ndërsa tek Totenhemi janë gjithashtu tre, Joris, Kejn e Dajer.

Sfidanti.al