Kontes i pëlqen autoriteti i Interit të tij, por nuk flet për “furbon” Vidal!

U mendua se do të dilte nga stadiumi me shije të keqe në gojë dhe me mendime të turbullta në kokë, por kjo ndodhi vetëm përgjysmë. Antonio Konte vërtet ishte i hidhëruar për barazimin në fushën e Lacios, por pati superlativa për Interin e tij. “Futbolli është i tillë, – tha trajneri zikaltër, – nga skuadra pati vullnet dhe u dha shpirti në fushë. Na vjen keq sepse pësuam gol në momentin kur po dominonim, por lojtarë si Milinkoviç-Saviç janë të vështirë për t’u mbuluar”.

Konte thotë se Interi është në rrugën e duhur, ndërsa vjet u mund në fushën e Lacios. “Rezultati duhet të quhet i mirë, – vazhdoi ai, – vjet ishte Lacio që na krijoi probleme, këtë vit ishim ne. Edhe pasi pësuam gol e morëm veten dhe e mbyllëm ndeshjen në sulm”. Gjithsesi, Konte nuk deshi të fliste për përjashtimin e Imobiles pas përplasjes me Arturo Vidalin. Trajneri i Lacios, Inzagi, u shpreh se “Vidali u tregua me dinak (furbo) sesa Çiroja”.

Sfidanti.al