Ndeshja e Eredivisie në futbollin holandez mes Waalwijk dhe Zwolles e parashikuar të zhvillohej ditën e shtunë për shkak të 4 rasteve me coronavirus te skuadra vendase dhe 2 të ekipit mik, lajm ky që u konfirmua nga Federata Holandeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate.
Për shkak të këtyre rasteve, 8 lojtarë të Waalwijk duhet të hyjnë në karantinë, numër që mund të rritet pasi të jenë bërë hetime të tjera për burimin dhe kontaktet.
Vendimi për pezullimin e ndeshjes u mor pas një takimi të zhvilluar mes mjekëve të Federatës Holandeze të futbollit, atyre të skuadrës lokale dhe autoriteteve shëndetësore holandeze. Kjo është hera e parë që një ndeshje në kampionatin holandez pezullohet për shkak të shpërthimit të rasteve me coronavirus. Ditën e premte Feyenoord konfirmoi 2 raste me Covid-19 të cilët kanë hyrë në karantinë, por ndeshja e kësaj skuadre me Willem II nuk është anuluar.
sfidanti.al