Sa e vështirë të ndalesh edhe kur ke 14 të sëmurë me koronavirus!

Një nga ligjet kryesorë të fizikës është ai për inercinë, por duket se kjo ndikon edhe në veprimtarinë njerëzore. Seria A italiane po vazhdon të ecë drejt, si një tren pa makinist, edhe pse duhet vendosur për një ndeshje tepër të rrezikuar si ajo Xhenoa-Torino. Plot 11 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit të Xhenoas janë pozitivë me koronavirus, por ditën e djeshme Liga italiane e Futbollit u përça. “Vendosën që të mos vendosin, – shkruan “Il Korriere delo Sporti”, që informon se ka pasur përplasje mes presidentëve, për shkak të interesave të ndryshme. Nëse nuk arrin të vendosësh për një ndeshje, si do të bësh për një javë apo për 3 javë? As qeveria italiane nuk nxiton për të kërkuar ndërprerjen, ndonëse këshillon se Xhenoa-Torino nuk duhet të luhet. Qeveria thotë vetëm se është herët për të kthyer plotësisht tifozët në stadium, ndërsa vëmendja sot për sot është për shkollat. Rregullat e UEFA-s thonë se një skuadër mund të zbresë në fushë, edhe e goditur nga virusi, nëse ka 12 lojtarë dhe një portier në dispozicion, duke përfshirë edhe ekipin Shpresa.

Sfidanti.al