Armenia, kapiteni i përfaqësueses ‘braktis’ futbollin për të shkuar në luftë

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorno karabak ka hyrë në një moment kaq të tensionuar sa ka detyruar Moskën, BE dhe NATO që të kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm mes dy vendeve. Por pavarësisht kësaj, Armenia  duke parë nevojën që  ka për të përforcuar ushtrinë, thirri nën armë të gjithë meshkujt  që janë nën moshën 40 vjec, një thirrje që gjeti përgjigjen e  Varazdat Haroyan, kapiteni i përfaqësueses armene.

Haroyan, i lindur në Jerevan, ishte drejt kalimit te skuadra greke e Larisës dhe në këtë pikë ajo që mungonte ishte vetëm firma e qendërmbrojtësit në kontratën e re. por klubi i Superligës greke mori një mesazh nga agjenti i Haroyan që i shpjegonte situatën. Futbollisti në këtë mënyre preferoi luftën për vendin e tij duke e kaluar në plan të dytë futbollin e luajtur.

Haroyan kishte arritur më parë një marrëveshje me skuadrën e tij në kampionatin rus, Ural për zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale për të gjetur një klub tjetër që do të ofronte më shumë mundësi për t’u aktivizuar. Larissa ishte gati që t’ia plotësonte këtë ambicie, por në fund protagonist ynë vendosi të luftojë për Armeninë.

Sfidanti.al