Real Madrid, Zidane me dhimbje koke, Hazard dëmtohet sërish

Nuk ka paqe për Eden Hazard. Futbollisti belg  ka pësuar një dëmtim tjetër që e shtyn akoma më shumë debutimin e tij në sezonin e ri me fanelën e Realit të Madridit. Klubi merenges në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se Hazard pas ekzaminimeve të nënahtruara rezultoi se ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e djathtë.

Los Blancos nuk e bënë të ditur kohën e riaftësimit të mesfushorit belg teksa gjithcka do të varer nga evoluimi i dëmtimit të tij, por përllogaritet se ai pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3-4 javë që do të thotë se me shumë mundësi futbollisti do të humbasë El Clasicon me Barcelonën që do të luhet në 25 tetor

Ky është dëmtimi i disatë i pësuar nga Hazard që ende nuk po e tregon se klubi merenges i ka investuar mire 160 milionë Eurot që pagoi për blerjen e tij nga Chelsea. Që nga momenti I transferimit të tij në kryeqytetin spanjoll, Eden Hazard ka pësuar 6 dëmtime që kanë bërë që ai të humbasë 29 ndeshje.

Sfidanti.al