Është një trajner ende i ri, por kaq shumë ndryshime nuk i ka bërë se nuk kupton. Frenk Lampard e di shumë mirë se mbrojtja është gjëja e parë që rregullohet në një ekip futbolli, por problemi i tij i madh është se nuk poi a del ta bëjë këtë tek Çelsi. Mediat angleze raportojnë se ish-mesfushori ka provuar 20 reparte të ndryshme mbrojtëse ne 41 ndeshje në stolin e Bluve të Londrës, dhe mesa duket ende nuk e ka gjetur katërshen apo treshen titullare. Kjo u duk në katastrofën e pjesës së parë në fushën e Uest Bromit në Premier Ligë, kur po humbej 0-3. Së fundi, u provua Tiago Silva i ardhur nga Paris SG, ndërsa Marko Alonso u zëvendësua në pushim, e u kritikua ashpër nga Lampardi në sy të gjithë lojtarëve për faktin se u largua menjëherë për tek autobusi i ekipit pas zëvendësimit.
Sfidanti.al