Koronavirusi i Xhenoas rrezikon Napolin dhe gjithë Serinë A!

Është e rëndë kur dalin pozitivë plot 11 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit. Kjo do të thotë gjysma e skuadrës në mos më shumë dhe Xhenoa është goditur ashpër nga koronavirusi që nuk dëshiron të na shqitet. Skuadra ligure rrezikon të mos luajë dot ndeshjen e radhës në Serinë A, ose ta luajë me rezerva, po ashtu pozitiviteti i saj fut në telashe edhe Napolin e Xhenaro Gatuzos dhe Elseid Hysajt, ndërsa vë në dyshim vazhdimësinë e kampionatit. Napolitanët do të duhet të bëjnë menjëherë tamponin, vetë gjenovezët do të duhet të bëjnë tampon e të hyjnë në karantinë, ndërsa pyetja shqetësuese është se çfarë mund të ndodhë nëse kjo epidemi do të mbërthejë edhe skuadrat e tjera të Serisë A?

Sfidanti.al