Real, ke afat për Pogbanë deri në 8 gusht, duhen 170 milionë euro!

Ky është ultimatumi i Mançester Junajtidit për mëtuesit e kampionit të botës nga Franca. Trajneri Ole Gunar Solskjer ende ka një fije shprese se do ta bindë Pol Pogbanë për të qendruar në “Old Traford”, duke përfshirë edhe ofertën për shiritin e kapitenit, por gjithsesi klubi anglez po përgatitet për më të keqen, largimin.

Dakord, kjo mund të ndodhë, por jo pas 8 gushtit, kur të mbyllet “dritarja e transferimit” në Angli. Në Spanjë, transferimet kanë afat deri në 2 shtator, por Junajtid deklaron se ai është klub i Premier Ligës, dhe se në Angli vepron afati anglez, jo ai spanjoll. Pra madrilenët kanë kohë vetëm 25 ditë, ndërsa duhet të arrihet një marrëveshje për çmimin. Presidenti Perez mendon se duhet të paguajë nja 115 milionë euro, porn ë “Old Traford” mendojnë ndryshe, dhe kanë vendosur çmimin e kartonit 170 milionë euro. Junajtid mund të përfitojë sepse në garë për Pogbanë mund të hyjë edhe Juventusi, ndonëse ky çmim duket jashtë mundësive të kampiones së Italisë.

Sfidanti.al