Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë ishin vërtet të veçanta me konkurrimin për “pole” mes Valteri Botasit e Ljuis Hamiltonit. Dy pilotët e Mercedesit, në fund, u ndanë nga vetëm 6 të mijtat, ndërsa rivaliteti ishte edhe më i madh pasi pretendime për vendin e parë kishte edhe Sharl Leklerku i Ferrarit. Piloti nga Montekarlo mbeti 79 të mijtat pas finlandezit, në një nga konkurrimet më të luftuara në histori. Maks Verstapen i Red Bullit ishte gjithashtu afër, me 183 të qindat diferencë me vendin e parë.
Gjithsesi, lufta më e fortë ishte mes dy të parëve, diçka që nuk ishte parë që nga Çmimi i Madh i Gjermanisë në vitin 2010 në pistën e Hokenhajmit. “Pole position” atëherë u fitua nga Sebastian Feteli me Red Bullin, që la prapa Fernando Alonson e Ferrarit vetëm për 2 të mijtat e sekondës, diçka vërtet e jashtëzakonshmë. Të nesërmen, garën e fitoi Alonso, ndërsa Fetel mbeti i treti, por nuk mund të parashikohet kush do të fitojë sot.
Sfidanti.al