PSG e Man. Siti, klubet më të fuqishëm financiarisht, sipas raportit!

Janë dy klube të etiketuar si spekullantë, si nga ata që duan ta blejnë suksesin e futbollit me para, veçse vlerësohen të fuqishëm nga specialistë të fushës. Paris SG dhe Mançester Siti janë dy klubet më të fuqishëm financiarisht në futbollin botëror, sipas një agjencie të quajtur “Sokëreks Futboll Fajnëns 100 Report” (Soccerex Football Finance 100 Report). Në klasifikimin e quajtur “Renditja e të pasurve të futbollit” (Futboll’s Riç List – Football’s Rich List), klubet vendosen sipas vlerës së skuadrave, vlerës së pronave të tyre, vlerës financiare të llogarive të tyre në banka, investimeve të mundshme të aksionerëve dhe nga borxhet.

PSG kaloi Man. Sitin, që kryesonte renditjen e vjetshme, ndërsa Mançester Junajtid zbriti poshtë Liverpulit, madje doli jashtë 10-es (në vend të 16-të). Edhe Barcelona zbriti jashtë 10-es. Pas PSG-së e Sitit janë Bajerni i Mynihut, Totenhemi e Reali i Madridit. Pas tyre janë klubet anglezë të Arsenalit, Çelsit e Liverpulit, Juventusi është në vend të 9-të dhe Dortmundi i 10-ti.

Sfidanti.al