“Olimpiada shtyhet me një vit”, thotë një anëtar i bordit të KON-it!

Kanadaja dhe Australia refuzuan pjesëmarrjen këtë verë, ndërsa një kërcënim për veprim të tillë erdhi edhe nga Britania e Madhe. Epidemia e koronavirusit po e bën gjithnjë e më të të vështirë (në mos, të pamundur) mbajtjen e Lojrave Olimpike të Tokios në 2020, dhe një konfirmim i asaj që pritet të ndodhë erdhi nga brenda KON-it (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar). Një anëtar i bordit deklaroi se Olimpiada do të shtyhet.

Dik Paund, anëtar i Komitetit Olimpik, u shpreh se “në bazë të informacionit që ka KON-i, shtyrja është vendosur, ndonëse nuk janë përcaktuar parametrat sesi do të veprohet”. “Gjithsesi, Lojrat nuk do të nisin në 24 korrik, këtë gjë unë e di mirë, – u shpreh Paundi, – gjithçka do të bëhet shkallë-shkallë. Ne do të shtyjmë Lojrat, dhe do të fillojmë të merremi me pasojat e kësaj shtyrjeje, që do të jenë tepër të mëdha”.

Sfidanti.al