NBA, Brooklyn Nets në shitje… për 2 miliardë Dollarë

Brooklyn Nets duket se shpejt do të bëhet me pronar të ri. Manjati rus, Mikhail Prokhorov po përgatitet të shesë skuadrën e NBA për një shifër prej rreth 2 miliardë Dollarësh. Lajmi bëhet i ditur nga ‘New Yok Post’ sipas së cilës janë disa investitorë që kanë shprehur dëshirën për të blerë kërë skuadër. Prokhorov, që e mori pronësinë e Berooklyn Nets përpara 7 vitesh hyri në historinë e NBA si i pari pronar jo amerikan i një skuadre që aktivizohet në këtë kampionat. Prokhorov erdhi me idenë për ta kthyer Brooklyn Nets në kampione të NBA, por në këto 7 vite nuk ndodhi kështu. Për shitjen e skuadrës njujorkeze u fol edhe në janar të vitit 2015 për shkak të humbjeve financiare prej 144 milionë Dollarësh

sfidanti.al