Kjo nuk kishte ndodhur, Liverpuli do të ketë 11 ndeshje në 30 ditë!

Kalendar, ore kalendar! Një pakujdesi, apo paaftësi për të kombinuar ndeshjet e mundshme të një sezoni bëri që Liverpuli të bëjë diçka që nuk besohet ta ketë bërë ekip tjetër në futbollin botëror. Pas kualfikimin për në çerekfinale të Kupës së Ligës, të kuqtë e Jurgen Klopit e panë veten para një situate me dy ndeshje në 24 orë. Në 17 dhjetor do të jetë dueli me Aston Vilën në “Vila Park” të Birmingemit, dhe në 18 dhjetor do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Botës të klubeve në Doha të Katarit.

Kjo do të realizohet pasi u ra dakord që Liverpuli të luajë me dy ekipe të ndryshme, thuajse në të njëjtën kohë. Në 17 dhjetor, të kuqtë do të udhëtojnë me aeroplan drejt Lindjes së Mesme për Kupën e Botës për klubet, dhe trajneri gjerman do të ndajë forcat më dysh. Në Kupën e Ligës do të luajnë kryesisht të rinj, ndërsa lojtarët kryesorë do të jenë në Katar. Periudha festive do të jetë tmerrësisht e ngarkuar për Liverpulin, pasi nga 4 dhjetori deri në 4 janar do të duhet të luajë 11 ndeshje, pra më shumë se një takim në 3 ditë.

Sfidanti.al