Shakira rrëfen momentin më të vështirë në jetën me Pike

Shakira është  bërë protagoniste e ekraneve të mëdha pasi në Barcelonë u  shfaq premiera e filmit ‘Shakira në koncert: El Dorado World, Tour’, një film me metrazh të gjatë që flet për turin që artistja kolumbiane zhvilloit vitin e kaluar në 22 vende.

Këngetarja 42 vjecare  në këtë dokumentar përvc disa prapaskenave të turit të saj, zbuloi edhe disa moment të jetës private duke treguar se momentin më  të vështirë me Xherard Pike e pati në castin kur mbeti pa zë duke u detyruar të anulonte një pjesë të koncerteve të saj.

‘Nuk mund të flisja dhe isha gjithë kohën  e mërzitur-tha Shakira që shtoi se për të gjëja më e keqe ishte se nuk mund t’u fliste fëmijëve të saj dhe se djali I vogël Sasha kërkoi si dëshirë për Krishtlindje rikthimin e zërit të saj. Por ky moment tashmë duket se është lënë pas nga cifti I famshëm pasi tani Pike dhe Shakira po përjetojnë momente shumë të ëmbla gjë që sshprehet qartë edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Sfidanti.al