Një panel I pavarur I Federatës Angleze të Futbollit, I hoqi kartonin e kuq futbollistit të Totenhemit, Son Heung Min për ndërhyrjen nga prapa ndaj Andre Gomesh në ndeshjen e së dielës ndaj Evertonit, me portugezin që gjatë rënies u përplas me Orier dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje
Son u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79 dhe u largua nga fusha e lojës me lot në sy, por ai qau edhe më pas kur kuptoi dëmtimin e rëndë të mesfushorit të Everton duke kërkuar edhe ndjesë për këtë ndërhyrje. Ditën e martë, paneli I pavarur ia hoqi ktë karton Son pas edhe kërkesës së bërë si nga Evertoni ashtu edhe Totenhemi. Ndërkaq koreanojugori u bë objekt I fyerjve raciste nga ana e tifozëve të Evertonit për të cilat janë hapur edhe hetimet
Vendimi I marrë nga Paneli I Federatës Angleze përkon me daljen nga spitalio të Andre Gomesh I cili do të fillojë riaftësimin, ndërkohë që ende nuk dihet koha që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës
Sfidanti.al