Jo sa Real-PSG, por sërish çmenduri për biletat e regbisë

Ajo që pritet të ndodhë në “Bernabeu” me Real-PSG është çmenduria më e madhe e futbollit, por jo shumë më poshtë do të jetë edhe çmenduria e regbisë në stadiumin e famshëm “Tuikenham”. Në impiantin londinez do të luhet ndeshja e radhës e Kupës së Gjashtë Kombeve, mes Anglisë dhe Uellsit, me interesimin në kupë të qiellit. Çmimi i biletave ka arritur gati në 2 000 euro, diçka aspak për t’u nënvleftësuar kur flitet për regbinë. Dy bileta të tilla u shitën 3 500 paund stërlina, apo rreth 4 000 euro.

Anglia dhe Uellsi janë dy nga skuadrat më të forta të këtij lloj kampionati europian, plus që ndeshja mes tyre është një derbi. Anglia triumfoi thellë në Romë ndaj Italisë, ndërsa Uellsi dërrmoi Skocinë në Kardif 34-7. “Tuikenhami” është “Uembli” i regbisë dhe mban gati 80 000 spektatorë, ndërsa Uellsi do të kërkojë fitoren e parë aty në Kupën e Gjashtë Kombeve që nga viti 2012.

Sfidanti.al