I heqim kapelen mjeshtrit! Zidan, me FIAT e bluzë të thjeshtë tek Juventusi!

Me paratë që fitonte, mund t’i lejonte  vetes thuajse edhe “qumësht dallëndysheje”. Zinedin Zidan mund të blinte makinat më të shtrenjta, veshjet më të kushtueshme dhe të markave më të shquara botërore, si dhe të plotësonte çdo tekë prej njeriu që ia ka dalë të jetë i suksesshëm (financiarisht) në jetë. Gjithsesi, francezi me origjinë algjeriane nuk ishte i tillë. E zbulon ish-shoku i tij i skuadrës, portieri Edvin Van Der Sar, që luajti me Zizunë tek Juventusi në vitet 1999-2001.

“Kujtoj kur erdhi në stërvitje me makinë FIAT, – thotë holandezi, – kishte veshur një bluzë të thjeshtë Levi, xhinse, dhe këpucë Adidas. Kjo ishte krejt e ndryshme nga futbollistët e tjerë që vinin në stërvitje me Ferrari dhe kishin veshje të markave “Dolçe & Gabana” apo “Versaçe”. Ai ishte një njeri me pak fjalë, nuk ishte e lehtë të komunikoje me të”. Me gjasë, Zizuja ruante traditat e familjes së thjeshtë në të cilën u rrit. Edhe sot tek Reali, ku është trajner, ai njihet si njeri tepër i thjeshtë, që flet me punën e tij, jo me oratorinë.

Sfidanti.al