Pas operacionit në zemër, Koeman: Ishte e frikshme, falenderoj mjekët

Pas frikës, vjen lehtësimi. Ronald Koeman, që u operua me urgjencë në zemër të dielën e kaluar, tregon nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ndjenjat që përjetoi.

‘Ishte pak e frikshme ajo e fundjavës së kaluar-shkruan Koeman-për mua e sidomos për familjen time e miqtë e mi. për fat të mirë mjekët, të cilëve u jam shumë mirënjohës, u treguan shumë të shpejtë për të më ndihmuar dhe vepruan në mënyrë të mrekullueshme. Një ngjarje e tillë të ndihmon që të jes në tokë’.

I rikthyer në shtëpi pasi la spitalin AMC të Amsterdamit, ish mbrojtësi i Barcelonës , deshi të falenderojë vërtet të gjithë. ‘ishte fantastike për mua të shihja se sa shumë persona treguan ngrohtësi për mua-vijoi Ronald Koeman-dhe sa shumë mesazhe të ëmbël që mora, nga të njohur në botën e futbollit, nga klubet por edhe nga persona krejtësisht të panjohur. Kjo kishte shumë domëthënie për mua dhe dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë. Ndërkaq, ndihem sërish i fortë dhe në formë të mirë. Kjo do të thotë se do të kthehem të jap maksimumin në momentin që futbolli i luajtur do të kthehet. Do të shihemi shpejt’.

Sfidanti.al