MotoGP nxeh motorët dhe përgatitet të nisë sezonin. Në fakt është arritur një akord mes autoriteteve të rajonit të Andaluzisë, Këshillit Bashkiak të Jerez dhe Dornës për zhvillimin e 2 garave të para sezonale në pistën dedikuar Angel Nietos. Garat parashikohen të zhvillohën në 19 dhe 26 korrik, por për momentin e gjithë kjo është në kuadër të propozimit që i është drejtuar autoriteteve të larta spanjolle në Madrid; pra do të jetë qeveria Sanchez që ka fjalën e fundit në këtë cështje, sigurisht pasi të shohë sesi do të shkojnë gjërat me pandeminë coronavirus
Nëse do të vijë ky miratim nga kryeministri Sanchez dhe kabineti i tij qeveritar, FIM do t’i duhet të përpilojë një kalendar të ri ku të përfshihen edhe këto dy gara në Jerez. Për momentin parashikohet që gara e parë sezonale të zhvillohet në 9 gusht në Brno me Cmimin e Madh të Cekisë. Nëse gjithcka do të shkojë sipas parashikimeve, gara e parë në Jerez do të quhet Cmimi i Madh i Spanjës, ndërsa e dytë, Cmimi i madh i Andaluzisë
Një lëvizje të ngjashme duket se do ta bëjnë edhe drejtuesit e Botërorit të Formula 1 që në këtë sezon atipik synon të nisë sezonin në Austri me dy gara në pistën e Red Bull Ring të Spielberg në muajin korrik.
Sfidanti.al