Trajneri Ole Gunar Solskjer mendon se skuadrës së tij i duhen edhe 2-3 përforcime të nivelit të lartë, dhe një farë kohe, për t’iu afruar pretendentëve të mëdhenj për titull, Liverpul e Mançester Siti. E tillë bindja tek Mançester Junajtidi po mendon se cilët lojtarë duhet të marrë dhe dy prej tyre janë kapiteni i Aston Vilës, Xhek Grelish, si dhe talenti i ri anglez i Dortmundit, Xhejdën Sanço. Sipas mediave britanike, trajneri norvegjez po mendon që lëvizja e parë të jetë për mesfushorin Grelish, kartoni i të cilit mund të kushtojë 80 milionë paundë stërlina, ndërsa rroga padyshim që do të jetë e lartë.
Përsa i përket Sanços, në “Old Traford” gjykojnë se nuk i kanë financat e mjaftueshme për të realizuar që të dy transferimet. Kartoni i Sanços vlerësohet në 100 milionë paundë stërlina, apo edhe më shumë, plus që do të duhet edhe rrogë e lartë. Për këtë arsye, Solskjeri mendon se talenti 20-vjeçar mund të merret vitin tjetër, pra mund të luajë edhe një sezon tek Dortmundi, ndonëse atë e duan edhe klube të tjerë.
Sfidanti.al