Dortmundi ngacmon Obamejangun: Ai e sheh Championsin në TV!

Padyshim është thënë në formë shakaje, veçse ishte edhe një lloj “shigjetimi”. Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, ngacmoi ish-lojtarin e ekipit të tij, Pjer-Emerik Obamejang, që sot luan për Arsenalin. “Obamejangu ndoshta ndihet shumë mirë tek Arsenali për llogarinë që ka në bankë, – tha Vacke për “Zydojçe Cajtung”, – por, të mërkurave ai e shikon Championsin në televizor, ndërsa Dortmundi luan në fushë. Jam i bindur që nuk i vjen mirë”.

Sulmuesi nga Gaboni braktisi Bundesligën në dimrin e vitit 2018 dhe u bë një “topçi”, duke marrë rrogë më të lartë në Angli sesa ajo që kishte tek Borusia. Gjithsesi, ai ka dy sezone që merr pjesë në Ligën e Europës, ndërsa ish-ekipi i tij është në Ligën e Kampionëve.

Sfidanti.al