Dështoi transferimi i Bejlit në Kinë, fajin e ka një kroat!

Ivan Santini ishte përforcimi i fundit për klubin kinez, Xhiangsu Suning, gjë që do të thotë se dështoi transferimi i Garet Bejlit në këtë klub. Duke blerë sulmuesin kroat të mësipërm, klubi kinez në fjalë i plotësoi të shtatë vendet që janë rezervuar në ekip për të huajt. Santini vjen nga Anderlehti, për të cilin sezonin e kaluar ai shënoi 16 gola.

Të shtunën e fundit, klubi kinez i lartpërmendur angazhoi Zhoao Mirandën nga Interi, kështu që tani, nësedo që të angazhojë ndonjë lojtar tjetër, ai duhet të heqë një lojtar të huaj. Në këtë mënyrë, transferimi i sulmuesit uellsian, Garet Bejli,nga Reali tani për tani ka dëshuar, megjithëse ende nuk dihet përfundimisht sesi do të mbarojë kjo punë.

Sipas medias, Bejli, po të bashkohej me klubin kinez të mësipërm, do të kishte një pagë javore prej 1 (një) milion eurosh!

Sfidanti.al