Për lesh keni për të vajtur – thirrja e trajnerit Cungu për disa tifozë. Thumbime të tjera

Armando Cungu ( trajner i Vllaznisë): “ Më çudit ky qytet …(fjala është për Vlorën)Unë kam shumë miq dhe as nuk më shkon mëndja se mund të pritemi me sharrje kaq banale”

Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Vitet e Dukës si president kemi parë se kush e jep titullin kampion, por le të ndjekim  këtë sezon meqë  e paskan në dorë arbitrat dhe jo shefat”

Ilir Daja ( trajner i Skënderbeut): “  Kam thënë se e kam bërë autostradë për Tiranën në kohën që unë isha në stol kurse Josa ishte këshilltar i presidentit Halili..”

Shpëtim Duro ( trajner i Flamurtarit): “ Nuk besonit kur iu thashë që në fillim se bilancin do ta bëjmë në fund dhe jo tani.  Fitoret me Lufetarin dhe me Vlazninë vlejnë më shumë se 6 pikë”.

Gash Magani ( trajner i Teutës): “ Më ka lënë shije shumë të keqe mënyra se si u eliminuam në Kupë, por kjo ndeshja me Partizanit nuk është vendi ideal për gabime..”

Dejvi Bregu ( sulmues i Luftëtarit): “  Në përgjithësi thuhen fjalë të bukura për ekipin tonë, por kur vjen puna në fushë  kemi një rol tjetër për të luajtur atë të ..viktimës”

Arbnor Fejzullau ( futbollist i Partizanit): “  Nuk më vjen mirë kur dëgjoj se Partizani varet nga Ekuban, sepse në qoftë 100% e vërtetë atëherë është shumë e vështirë të fitosh kampionatin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *