Duka, uroj që De Biazi të motivohet me Italinë! Thumbime të tjera

Edi Rama ( kryeministër i Shqipërisë): “ Kur Konte la stolin e Italisë kisha frikë se dikush do të ulej në vëndin e tij, dhe ky dikush mund të ishte ..De Biazi”

Armando Duka ( president i futbollit): “ I meriton çmimet De Biazi se na çoi në Europian, por ishalla motivohet për t’i mundur italianët dhe nuk ndodh ndryshe..”

Sulejman Starova ( trajner i Partizanit) : “ Tek ne bëjnë më shumë tifo kur flitet se do të largojnë një trajner, sesa kur përjetojnë një ndeshje që përmbyset në rezultat..”

Ernest Gjoka ( trajner I Kukësit): “ Aleancat në futbollin tonë nuk i ka shpikur Kukësi, madje mund të thuhet se ne jemi të fundit në këtë klasifikim..”

Gerti Haxhiu ( trajner i Korabit) : “  Sa herë që shikoj penalltinë që arbitri Klajdi Kola i dhuroi kampionëve të Skënderbeut , nuk pendohem për epitetin ‘bastard”..”

Pero Pejiç ( sulmues i Kukësit): “ Thonë për mua se kam mbushur mëndjen e pensionit por në fushë është krejt ndryshe. Mbrojtësit më gjurmojnë mua, ndërsa Emini ua bën të keqen..”

Elis Bakaj ( sulmues me Vllazninë): “ Të jesh një njeri i mirë është si të jesh një portier, që nuk mban mend vetëm pritjet e bëra, por edhe golat e pësuar”