- Përse presidenti Duka ka kapërcyer orbitën e zakonshme me kryeministrin Rama, kur me rastin e dekorimit të De Biazit, ka thënë se “ ai di mirë vetëm punët e politikës”
- Sepse presidenti ynë i dashur nuk ka më frikë si dikur nga politika, madje edhe mund të bëj ndonjë ..finte!
- Përse De Biazi “u përplasi” në fytyrë bashkëkombasve të tij italianë çminin kur u tha se kur të luajmë në Itali do ju mundë?
- Sepse Xhanin në fillim e donin më shumë tifozët, ndërsa tani që po zhgënjën me ndeshjet e këtij sezoni , për të mendon më shumë politika, tek ne dhe në Itali..
- Përse Nesti Gjoka , trajneri i Kukësit, sapo preket tema e “dashurisë në Kupë” midis Tiranës dhe Kukësit ka shkuar në ..fushën e politikës?
- Sepse nuk thotë dot se “martesat” në futbollin tonë, para se t’i spërkasë politika me erën e saj të keqe, kanë marrë bekimin në zyrat e Federatës..
- Përse trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç u ka thënë futbollistëve të tij pas humbjes ne Vlorë se fajin nuk e kishte balta e fushës, por euforia e kokës?
- Sepse siç e pësoi Partizani në Gjirokastër që kujtoi se me pak futboll mund të merrte pikët, edhe Luftëtari kishte besuar se do t’i jepte një dorë vlonjatëve për t’i zhytur më thellë në krizë..
- Përse FSHF ka reklamuar me bujë se Shqipëria dhe Malta do të shkëmbejnë arbitrat për të pasuruar përvojën?
- Sepse ku do të gjeje një vend që i mëson arbitrat me mësues anglez, siç ndodh në seminaret teorikë, dhe pastaj i binjakëzon me nxënësit më të këqinj në praktikë..