“Një mik që ta do të mirën”, nënshkruhej letra e Jovan Bregut tek “Pallati 176”. Mikael Balak e ka më të qartë autorësinë në këshillën që i jep Mesut Ozilit. Ish-lojtari i Leverkusenit dhe Bajernit, si dhe i kombëtares së Gjermanisë, mendon se mesfushori i talentuar duhet të ndryshojë ambient në mënyrë që të nisë të fitojë trofe. Balak, që në Angli luajti për Çelsin, beson se Ozil duhet të kthehet në Bundesligë, madje tek skuadra më e mirë e saj.
“Mesut është një lojtar i mrekullueshëm, – tha Balak, – ai është një nga më të mëdhenjtë tek Arsenali, dhe ai e di këtë, ndërsa shumë klube do të donin ta kishin në rradhët e tyre. Nëse dëshiron të ketë më shumë shanse për trofe të mëdhenj, do të bënte mirë të shkonte tek Bajerni”. Ozil ka fituar dy kupa të Anglisë me Arsenalin, por nuk bëhet fjalë për Premier Ligën apo Ligën e Kampionëve. Mesfushori kampion i botës ka edhe 18 muaj kontratë në “Emirejts” dhe është i pasigurt për të ardhmen.
Sfidanti.al