Duka nuk shikon Manushin tek “Procesi Sportiv”. Thumbimet e javës

Duka ( president i FSHF-së):

“Nuk shikoj Manushin tek “Procesi Sportiv”, ngaqë ndjek bukuroshen Marina..”

De Biazi ( trajneri i Kombëtares):

“Nuk më intereson se çfarë thonë gazetarët, unë vetë jam i kënaqur nga ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe me Spanjën”

Ardian Takaj ( president i Skënderbeut):

“Tirana-Skënderbeu do të kujtohet si ndeshja e futbollit të vërtetë”

Cungu (trajner i Vllaznisë):

“Ajo që ndodh tek Vllaznia nuk mund të thuhet se është diçka teknike, apo një lloj shpërqëndrimi i futbollistëve”

Agostineli ( trajner i Skenderbeut):

“ Të gjithë janë duke u përpjekur duke nxirë paraqitjen tonë sezonale, por dua t’u them të gjithëve se harmonia jonë është në kulm”

Gjici ( president i Kukësit):

“ Dhe thonë se Gjici “ha” kokat e trajnerëve, po ti Dervishi nuk je i aftë për të menaxhuar futbollistët”

Ekuban (futbollist i Partizanit):

“ Goli nuk është për inat të Sormanit apo përnder të trajnerit Starova, por për Fejzullahun, ngaqë nuk kisha marrë ndonjë assist të tillë”