Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani ka marrë një lajm të keq në një moment vendimtar të verës.

Interi ka zyrtarizuar dëmtimin e mesfushorit shqiptar, i cili mungoi edhe në miqësoren ndaj Karlsruher dhe nuk ishte as në stolin e rezervave. Sipas klubit zikaltër, Asllani ka pësuar një dëmtim muskulor vetëm dy ditë më parë, çka vë në dyshim praninë e tij në turneun aziatik që Interi do të zhvillojë javën e ardhshme.