Bota e basketbollit është tronditur nga një ngjarje tragjike në Nju Jork. Ish-lojtari profesionist, Kinu Rochford, është vrarë me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në rrugë në zonën Harlem. Rochford ishte 35 vjeç. Sipas raportit të policisë, ish-basketbollisti u qëllua në kokë gjatë një incidenti të ndodhur të premten në mbrëmje në pistat e Harlem.

