“Play off”, Vllaznia dhe Apolonia arrijnë fazën gjysmëfinale

Shkodranët dhe fierakët kaluan me sukses fazën eliminatore të “play off”-it, duke triumfuar me nga dy ndeshje përkatësisht kundër Teutës dhe Skënderbeut. Pasi kishin fituar me +45 pikë në takimin e parë në Shkodër, kuqeblutë i mbyllën llogaritë me durrsakët duke i mposhtur 86-89 (22- 25, 18-28, 19-23, 27-13) edhe në përballjen e dytë që u zhvillua të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Fieraket fituan me rezultatin 76-90 (14-24, 16-21, 23-28, 23-17) në një sfidë të cilën e kontrolluan më së miri. Për t’u veçuar ishte fakti se të dyja ekipet startuan pa asnjë shqiptar në formacion, ndërsa nga 165 pikët e realizuara gjithsej në këtë takim, vetëm 5 u shënuan nga basketbollistët, pikë që mbajnë firmën e Lionel Nasit për korçarët.
sfidanti.al