Tirana U16 ka mposhtur në finale Leaders me rezultatin 92-25 dhe është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për vajza për këtë grupmoshë.
Me performanca bindëse nga fillimi deri në fund, ekipi i Tiranës dominoi totalisht kampionatin, duke mos lënë asnjë dyshim për superioritetin në fushë. Çdo ndeshje ishte një demonstrim i punës së palodhur, disiplinës dhe shpirtit të skuadrës.
Klubi i Tiranës në basketboll për vajza ka dominuar kampionatet kombëtare këtë sezon, duke u shpallur kampion në grupmoshat U14, U16, U18 dhe U20.

