Vettel nuk dorëzohet: Kam besim se do ta fitoj titullin në F1

Shpresa vdes e fundit. kjo është ajo që ka lënë të kuptohet me deklaratën e tij Sebastian Vettel në prag të Cmimit të Madh të Malajzisë. Piloti gjerman pas paraqitjes zhgënjyese në Singapor tashmë e sheh veten 28 pikë larg kryesuesit të Botërorit Lewis Hamilton, por kjo duket se nuk e shqetëson shumë atë. ‘Mendoj se kemi jemi të fortë dhe me plot besim-tha Vettel-edhe pse në 3 garat e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira dhe kemi humbur avantazhin që kishim, unë ende kam shpresa, pasi makina jonë është e shpejtë’. Vettel foli për incidentin në Singapor duke theksuar se kritikat e fundit të bëra në drejtim të tij nuk kanë ndikuar tek ai. ‘Mund të jetoj fare mirë me kritikat-vijoi 4 herë kampioni i botës në F1-gjithnjë është e lehtë të krijohet një opinion duke i parë gjërat nga jashtë. Gjithnjë kërkoj të jap më të mirën, nëse të jepet mundësia të bëj një kalim apo të mbroj një pozicion duhet ta bësh dhe kaq. Kjo është ajo që besoj unë’.

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *