Vershtapen zbret në pistë, teston Red Bullin e tij

Një ditë më parë, Red Bull zbuloi imazhin e makinës së re ku dominonte ngjyra e kuqe, por mesa duket kjo nuk do të rezistojë, pasi makina e skuderisë austriake me siguri do të kthehet në imazhin e saj origjinal. piloti holandez Maks Vershtapen zbriti në pistën e Silverston për të bërë testin e parë me makinën Red Bull me të cilën do të garojë në Botërorin e këtij viti në Formula 1. Mesa duket gjithcka ka shkuar mirë për 21 vjecarin që nuk e fshehu optimizmin e tij.

‘Dita e parë u mbyll, përshkova kilometrat e parë me makinën-tha Vershtapen në një video të publikuar në profilin zyrtar të Red Bull në Tëitter-jam shumë i kënaqur me sjelljen e makinës dhe të motorit. Është bërë një punë kaq e mirë saqë mezi po pres që të nis përgatitjet parasezonale në Barcelonë dhe garën në Melbourne’.
Red Bull në sezonin e ri të Botërorit të Formula 1 do të garojë me motorët Honda, pasi zgjidhi kontratën me Renault.

Faza përgatitore parasezonale e Botërorit të Formula 1 do të nisin javën e ardhshme me testet e para ndërsa kampionati starton në 17 mars me garën e Australisë.

sfidanti.al