Tajson Fjuri, vendimi yt të bën të madh si Maradona dh Muhamed Aliu!

Vite më parë, një nga protagonistët e Lëvizjes së Dhjetorit 1990, Fatmir Merkoçi, u thirr në Presidencë për të marrë një çmim për aktivitetin e tij për rrëzimin e diktaturës. Kur ai pa se krah tij kishte njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, doli nga salla pa pranuar të merrte çmimin e presidentit të kohës.

Një veprim të tillë të madh e bëri sot Tajson Fjuri, duke refuzuar të merrte pjesë në garën për çmimin e Personalitetit të Vitit në Britaninë e Madhe, të organizuar nga BBC. Rasti i Fjurit nuk është aq dramatik sa i Merkoçit sepse BBC nuk po organizon ndonjë garë “false”, por boksieri i shquar ka një mentalitet të caktuar që nuk e lejon të marrë pjesë.

“Unë jam kampion i njerëzve të thjeshtë, – u shpreh kampioni i botës në peshat e rënda të boksit profesionist, – dhe nuk kam nevojë për asnjë lloj verifikimi. Unë u bëj thirrje tifozëve të mi që të mos marrin pjesë në votim”. Një veprim që e afron Fjurin me legjenda si Maradona apo Muhamed Ali, që nuk deshën kurrë vlerësime nga “qeveria”, por vetëm nga populli.

Sfidanti.al