S’do ta besonit , por Konor MakGregori është më i klikuari në botë!

Sportisti më i klikuar, më 2017, sipas sistemit të kërkimit Google, është luftëtari irlandez i  arteve marciale të përziera (MMA), Konor MakGregor, gjë që ka ardhur, si rezultat, i popullaritetit të tij të madh dhe fitimeve të pazakonta, ndërkohë që, më së shumti, ai e fitoi famën e madhe, për shkak të ndeshjes spektakël mes tij dhe boksierit amerikan, Floid Meiudher.

Në vend të dytë në këtë listë, është basketbollisti i Klivlendit, Lebron Xhejms, ndërsa në vend të tretë ndodhet regbisti amerikan, Tom Brejdi. Sidoqoftë, në këtë listë, ka edhe të porsaardhur, si luftëtarja e MMA-së, Rondi Rouz, që duket se ndodhet në të, për shkak të pamjes së saj seksi. Më 2017, midis më të klikuarve, ka qenë edhe ish-futbollisti amerikan O Xhej Simpsoni, për shkak të daljes së tij nga burgu dhe filmit dokumentar kushtuar jetës së tij.

Sifdanti.al