Sainz paralajmëron Leclerc: Nuk firmosa me Ferrarin për të qenë piloti i dytë.

‘Nuk kam firmosur asgjë që më vendos në pozicionin e pilotit të dytë. Në kontratën time me Ferrarin, ashtu sikurse edhe në kontratat e tjera që kam firmosur shkruhej se skuadra është mbi pilotin, por nuk ka asgjë në lidhje me pilot i dytë, apo pilot mbështetës i dikujt tjetër. Ajo që di është se do të jap gjithcka për Ferrarin-kjo është ajo që ka thënë Carlos Sainz Jr në një intervistë për Radio Marca duke e paralajmëruar shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc për botërorin e 2021 ku spanjolli do të kërkojë të luajë shanset e tij.

‘Te Ferrari do të jap gjithcka timen për të tentuar të fitoj-vijoi Carlos Sainz-për mua nuk bën diferencë ngjyra e makinës, në kuptimin se trajtoj cdo koleg në të njëjtën mënyre dhe për mua të gjithë janë rivalët e mi. Nëse do të gjendem në një situatë të komplikuar, të jini të sigurt se do të marr vendimin e duhur’

Sainz që në këtë sezon që ende nuk ka nisur për shkak të coronavirusit do të vazhdojë të jetë pjesë e McLaren dhe mezi po pret që të kthehet në pistë.

‘Duhet edhe një muaj dhe unë mezi po e pres-tha Sainz-kam një dëshirë kaq të madhe për të garuar, sa që iu drejtova simulatorit, dicka që zakonisht nuk më pëlqen ta bëj.

Sfidanti.al